Sport

Vëllezërit Xhaka mund të bashkohen te Baseli

Taulant Xhaka në një intervistë dhënë për gazetën e madhe zvicerane “Blick” të premten, ka thënë se do të bëjë çdo gjë që të luajë me vëllanë e tij, Granit Xhakën, te skuadra e Baselit.

“Flasim shumë për këtë gjë. Ai ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2024, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Ndoshta do të jetë e mundur, por në vitin 2026. Edhe ai ka dëshirë të luajë për Baselin sërish, bashkë me mua. Edhe nëse do të jetë vetëm për 10 minuta, do të bëj gjithçka që kjo të realizohet”, ka thënë Taulanti të premten.

31-vjeçari Taulant Xhaka në këtë edicion ka luajtur në 22 ndeshje me Baselin dhe ka pesë asistime.

Granit Xhaka, që është një prej lojtarëve kryesorë të Arsenalit, skuadrës që po lufton për titull kampioni në Angli, me Baselin ka zhvilluar 67 ndeshje.