Një shikim në statistikat e përfaqësueses së Spanjës pas ndeshjeve të para në Grupin C në Eurobasket 2017, dhe ke një pamje familjare. Vëllezërit janë lider në pikë dhe kërcime. Mirëpo tash ka një faqe tjetër në këtë fotografi. Janë dy palë të vëllezërve.
Eurobasket 2017 do të futet në histori si turneu i parë, ku janë paraqitur dy vëllezërit Hernangomez, përcjell sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoWilly Hernangomez është 23-vjeçar dhe fituesi i medaljes së artë në Eurobasket 2015. Juancho 21-vjeçar është debutues, dhe ata të dy janë më të rinjtë në përbërjen e seleksionuesit Sergio Scariolo.
"Ata kanë shumë talent, shumë shkathtësi, janë atletikë, dhe shijojnë duke luajtur basketboll, mund të shihet kjo. Ata po mësojnë nga bashkëlojtarët e tyre, po mundohen të kapin ato gjëra të vogla që do t'i bëjnë ata lojtarë të nivelit më të lartë në çdo aspekt. Tash për tash kanë energjinë, atleticizmin, talentin dhe entuziazmin. Mirëpo u mungon përvoja në aspektin defensiv, por vullneti për të mësuar është i madh", ka thënë Scariolo.
Willy Hernangomez ka 9.3 kërcime për ndeshje, pas katër takimeve të para. Është kërcyesi i parë në përfaqësuese. Juancho ndërkohë ka realizuar 47 pikë gjatë katër ndeshjeve, që i bie të ketë mesatare prej 11.8 pikëve për ndeshje....(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.