Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vëllaznimi lufton për mbijetesë pa barazh

Vëllaznimi në minutat e fundit të takimit me Feronikelin ka realizuar një gol për barazimin që i jep shpresë gjakovarëve që mbijetesën në Superligë ta sigurojnë pa barazh në xhiron e fundit të sezonit.

Ekipi nga Drenasi në minutën e tretë shtesë të takimit realizoi përmes Hamed mirëpo Bardhoku u përkujdes që me një supergol nga distanca t’ia siguronte barazimin Vëllaznimit.

Gjakovarët në xhiron e fundit përballen me Gjilanin, rivalin e drejtpërdrejtë për të siguruar mbijetesën pa barazh.

Gjilani ka 45 pikë në pozitën e tetë ndërsa Vëllaznimi tubon 43 pikë në pozitën e nëntë për barazh.

Artikuj të ngjashëm