Ndeshje dramatike është luajtur të dielën mbrëma në palestrën e mbushur me shikues në Gjakovë. Vëllaznimi ka mposhtur Rahovecin në kuadër të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në basketboll. Ndeshja ishte dramatike, ndërsa u vendos vetëm pas dy vazhdimeve nga pesë minuta.
Në vazhdimin e dytë gjakovarët i shënuan 17 pikë, ndërsa i pranuan dhjetë për fitoren 94:87.
Damonte Dodd ka udhëhequr Vëllaznimin drejt fitores së madhe. Ai ndeshjen e mbylli me 16 pikë, pesë asistime dhe plot 20 kërcime. Amerikani tjetër, William Brown, ndeshjen e mbylli me 18 pikë e nëntë kërcime. Anthony Adger shtoi 18 pikë.
Te Rahoveci, Jahi Carson realizoi 26 pikë, pesë kërcime e pesë asistime. Musab Mala i kishte 19 pikë.
Për Vëllaznimin ishte fitorja e parë, ndërsa për Rahovecin humbja e parë.