Kosova ka fituar vëllazëroren me Shqipërinë me rezultat 3 me 0.
Përfaqësuesja e Kosovës shfaqi një lojë shumë të bukur ndaj Kuqezinjve që sot nuk ishin në formë pasi deri në minutën e 77 nuk realizuan asnjë goditje drejt portës së Kosovës.
Serinë e golave në këtë takim e hapi Arbër Zeneli në minutën e 20. I njëjti lojtar realizoi edhe golin e dytë në minutën e 54 ndërsa serinë e golave e mbylli Edon Zhegrova.
Shqipëria të dielën do të përballet ndaj Ukrainës në një tjetër miqësore pas kësaj me Kosovën.
Edhe
Dëshpëron Kosova, mposhtet nga Shqipëria
Zhegrova ngrin Berishën për golin e tretë
Edon Zhegrova është përkujdesur për golin e tretë të Kosovës ndaj Shqipërisë.
Zhegrova që hyri në lojë si zëvendësues realizoi një gol në formë harkimi që la të shtangur portierin Etrit Berisha në minutën e 65.
Kosova udhëheq ndaj Shqipërisë 2 me 0
Arbër Zeneli ka realizuar edhe golin e dytë për Kosovën në vëllazëroren ndaj Shqipërisë.
Zeneli realizoi në fillim të pjesës së dytë.
Pjesa e parë mbyllet me epërsinë e Kosovës
Kosova ka mbyllur pjesën e parë me epërsi 1 me 0 ndaj Shqipërisë në vëllazëroren që po zhvillohet në Zvicër.
Edhe
Kosova kthehet te fitorja, mposht bindshëm Andorrën
Përfaqësuesja e Kosovës në minutat e parë shfrytëzoi shpërqendrimin e mbrojtjes shqiptare për të krijuar raste të mira shënimi.
Fillimisht ishte Donis Avdijaj që në minutën e 14 rrëmbeu topin nga mbrojtësi Frederik Veseli dhe doli përball portierit Etrit Berisha që priti goditjen e tij.
Pesë minuta më vonë atë që nuk e bëri Avdijaj e bëri Arbër Zeneli që mposhti Berishën për epërsinë e Kosovës në pjesën e parë.
Krejt çka bëri Shqipëria në këtë pjesë të parë ishte zëvendësimi i Qakës dhe Roshit me Sabien Lilajn dhe Rei Manajn.

Kosova shënon gol ndaj Shqipërisë
Arbër Zeneli ka realizuar gol për Kosovën në miqësoren ndaj Shqipërisë.
Kur po zhvillohej minuta e 20, Zeneli pranoi një pasim të mirë nga mesfusha për të mposhtur Etrit Berishën për epërsinë 1 me 0.
Avdijaj humb mundësinë për epërsinë e Kosovës
Edhe
Kosova mposhtet, por plejofi për Botëror mbetet shumë afër
Donis Avijaj ka lëshuar një rast të mirë për ta kaluar në epërsi Kosovës ndaj Shqipërisë në miqësoren që po zhvillohet në Zvicër.
Kur po zhvillohej minuta e 14 Avdijaj shfrytëzoi gabimin e Frederik Veselit në mbrojtje për të dal përball me portierin Etrit Berisha që priti goditjen e plogësht të 22-vjeçarit.