Në ndeshjen miqësore të së shtunës në Tiranë, ndërmjet Shqipërisë e Kosovës, pati një incident në fushë. Mediumet në Shqipëri e kanë cilësuar si skandal dhe të turpshëm veprimin e basketbollistit kosovar Dardan Berisha, pasi u përjashtua nga loja.
Tollovia që shkaktoi ai, duke mos u pajtuar me përjashtimin, gati sa nuk përshkallëzoi në përleshje, shkruan sot “Koha Ditore”. Incidenti vetëm sa i shtoi “zjarr” një ndeshjeje që ishte menduar të ishte thjesht përgatitore para ndeshjeve zyrtare të gushtit, që i presin si Kosovën ashtu edhe Shqipërinë.
Por incidenti e tollovia në fushë, nuk janë diçka të papara për përfaqësueset shqiptare. Kosova e Shqipëria kanë disa ndeshje miqësore dhe shumë prej tyre janë përcjellë me incidente të ndryshme, ku më pas janë përfshirë edhe federatat... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.