Ndeshjet miqësore ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, përveç që sollën rivalitet të madh në parket, u përcollën edhe me një incident ndërmjet basketbollistëve të të dyja ekipeve.
Në ndeshjen e parë, kapiteni i Kosovës, Dardan Berisha, u përfshi në një incident me basketbollistin amerikan të Shqipërisë, Mike Moser.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMoser, që edicionin që lamë pas, luajti me Sigal Prishtinën, pati një kacafytje me Berishën, e cila u shmang shpejt nga lojtarët dhe stafi i pranishëm në palestër.
Në ndeshjen e dytë të zhvilluar një ditë më pas, trajneri i Shqipërisë, Constantinides, nuk e kishte inkuadruar fare Moserin në lojë, duke shmangur një incident tjetër me Dardanin.
E basketbollisti kosovar, në një prononcim për Kohavisionin, ka thënë se ishte i pafajshëm në atë incident, që i kushtoi atij me përjashtim nga loja.
Këtë incident e ka komentuar edhe Federata e Basketbollit të Kosovës përmes faqes zyrtare. FBK-ja e kishte cilësuar, si vendim të gabuar të gjyqtarëve për ta përjashtuar Dardan Berishën.