Mbrojtësi i krahut, Arlind Veliu është shpallur më i miri i javës në Superligën e Kosovës në futboll, ka njoftuar FFK të hënën.
Ai e ka fituar çmimin “Ylli i Javës” për xhiron e parë, ndërsa vlerësimin e ka bërë një komision i veteranëve të futbollit.
Veliu ishte më i merituari që Malisheva e startoi edicionin e ri me fitore.
Krahas folit të fitores, Veliu ishte i pakalueshëm në mbrojtje dhe efikas në fazën ofensive.
“Malisheva ka nisur me fitore këtë kampionat dhe shpresoj që të na shkoj mbarë i tërë kampionati. Skuadra jonë ka pasur shumë ndryshime nga merkato e fundit dhe na duhet akoma kohë që të komponohemi dhe të arrijmë të luajmë sipas filozofisë së trajnerit. Por, jemi shumë të motivuar dhe atmosfera në ekip është shume e mirë”, ka thënë Veliu për faqen zyrtare të FFK-së.