Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, priti boksierin llapjan Tefik Bajrami, kampion i botës në boksin profesionist në versionin WBU (World Boxing Union).
Gjatë takimit me boksierin Bajrami, kryetari Agim Veliu, e përgëzoi boksierin llapjan për fitoren në meçin e vlefshëm për titullin e kampionit të botës në versionin WBU (World Boxing Union), që u zhvillua në Kriens-Luzren të Zvicrës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke e uruar për titullin e kampionit, Veliu tha se kjo fitore dhe titulli i kampionit të botës në boksin profesionist është një fitore e madhe, jo vetëm për “Uraganin Shqiptar”, siç e quajnë ndryshe boksierin Bajrami, por edhe për sportin llapjan dhe sportin kosovar në përgjithësi.
“Me rezultatet kulmore dhe me sukseset e juaja në arenën ndërkombëtare sportive, ju po kontribuoni edhe në ngritjen e imazhit dhe afirmimin e vendit tonë”, tha Veliu.
Boksieri Bajrami e falënderoi kryetarin Veliu për përkrahjen e vazhdueshme që ka marrë në meçet e tij të zhvilluara edhe në Podujevë në rrugën e tij deri të kampioni i botës në boksin profesionist.
Kampionit të botës, Tefik Bajrami iu organizua pritje në Aeroportin e Prishtinës dhe në sheshin e qytetit në Podujevë.
Bajrami titullin e kampionit të botës e ka fituar duke mposhtur argjentinasin Diego Javier Sanabria.