Boksieri shqiptar, Tefik Bajrami, i njohur ndryshe edhe si ‘Uragani shqiptar’, ka fituar duelin ndaj argjentinasit, Diego Javier Sanabria.
Ky meç ishte i vlefshëm për titullin e botës në versionin WBU (World Boxing Union).
Meçi është zhvilluar në Kriens-Luzern, ku boksieri shqiptar ka pasur përkrahjen edhe të shqiptarëve. Ai ka qenë më i mirë se kundërshtari, i cili në fund është dashur të pajtohet me humbjen, shkruan albinfo.ch.
Për Bajramin, ky ishte një duel me rëndësi në karrierën e tij, duke dëshmuar se ende është në formë dhe i gatshëm për betejat e radhës.
Artikuj të ngjashëm
-
“Uragani” Tefik Bajrami kërkon votën e të rinjve llapjanë
-
Veliu priti Tefik Bajramin, kampion i botës në boksin profesionist
-
Hadribeaj fiton dhe bëhet sfidues i detyrueshëm i kampionit në kategorinë superuelter
-
Xhoxhaj mbron titullin e kampionit evropian
-
Florian Marku fiton me pikë ndaj meksikanit Ramirez