Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Veliu ka lënë prapa fitoren që nuk e do askush

Ishte minuta e 33-të e derbit ndërmjet Prishtinës dhe Llapit, edicionin e shkuar, kur frika kaploi të gjithë të pranishmit në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Sulmuesi i ri i Llapit, Valmir Veliu mbeti i shtrirë në tokë pas një përplasjeje me Diar Miftarajn. Veliu pësoi tronditje dhe u nevojit ndërhyrja emergjente e stafit mjekësor, i cili intervenoi me oksigjen për t'ia kthyer vetëdijen futbollistit. Ishin këto minuta ankthi në stadiumin e qytetit të Prishtinës, saqë autoambulanca hyri në fushë për ta transportuar me shpejtësi Veliun drejt emergjencës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tashmë kjo ngjarje e para dy muajve i takon së shkuarës, por mbetet fitorja më e madhe e tij në karrierën e shkurtër.

“Është fitore, pasi i jam kthyer futbollit”, thotë 19-vjeçari.

Veliu po shikon drejt së ardhmes, që shpreson ta dërgojë në majat e futbollit dhe drejt fitoreve të tjera, atyre sportive.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)