Lojtari i KF Llapit Valmir Veliu, i cili gjendet në spital pas një lëndimi që pësoi gjatë ndeshjes së djeshme kundër Prishtinës ka falënderuar tifozët për mbështetje.
Veliu nëpërmes rrjeteve sociale ka falënderuar tifozët për përkrahje dhe ka treguar se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se ka kaluar rrezikun në të cilin ai ndodhej, transmeton koha.net.
“Dashnia juaj më bënë më të fortë, shihemi përsëri në fushat e blerta”, ka shkruar ai.
Më poshtë është postimi i tij i plotë:
“Në pamundësi për të u kthyer mesazhet të gjithë atyre që janë interesuar dhe kanë dërguar mesazhe të panumërta për të u interesuar për gjendjen time po u drejtohem me anë të këtij statusi .
Falënderimi i takon Allahut që unë jam mirë me shëndet dhe e kam kaluar rrezikun në të cilin ndodhesha një ditë më parë .
Falënderim i veçantë për stafin mjekësor KF. Llapi në krye me Dr. Afrim Shabani specialist i mjekësisë sportive dhe të gjithë doktorët që u gjendën afër meje në ato momente të vështira ,duke veçuar Doktorin e nderuar Dr. Murat Berisha i cili ishte në gjendje gatishmërie që së bashku me stafin mjekësor dhanë kontributin e tyre të pashoq që unë të jem përsëri në mesin tuaj .
Poashtu falënderoj edhe kryesinë e Kf. Llapi ne krye me trajner Tahir Batatina për kujdesin e treguar.
Falënderim i veçantë shkon edhe për ata të cilët vazhdimisht shkruan mesazhe dhe u interesuan për gjendjen time deri në këto momente dhe vazhdojnë përsëri të interesohen .
Faleminderit edhe njëherë për të gjithë ata që qëndruan pranë meje dhe familjes time .
Ju premtoj se do të kthehem edhe më i fortë për të e vazhduar ëndrrën prej aty ku e lam .
Dashnia juaj më bën më të fortë, shihemi përsëri në fushat e blerta ...!”
Lexoni edhe: Dallku viziton në spital Veliun e Llapit, i uron shërim të shpejtë dhe Batatina shpërthen në akuza pas humbjes nga Prishtina