Futbollisti i Llapit, Valmir Veliu, i ka shpëtuar me të keqes.
Talenti llapjan, që në duelin ndaj Prishtinës, u lëndua rëndë pas një përplasjeje me futbollistin e Prishtinës, Diar Miftaraj, kishte humbur ndjenjat dhe u desh intervenimi i mjekëve në fushë e jashtë saj për ta shpëtuar futbollistin.
18-vjeçari shpëtoi falë intervenimit të shpejtë të mjekëve që ishin në stadium, por gjendja e tij shëndetësore u stabilizua, pasi u dërgua në Spitalin Amerikan.
Këmbëshpejti Veliu, që është duke e marrë veten nga lëndimi për Sportin në KTV, thotë se tani gjendja e tij është stabile, dhe se menjëherë synon rikthimin në fushat e futbollit.
Lëndimi i Veliut ka prekur jo vetëm komunitetin sportiv, por të gjithë opinionin që është solidarizuar me lojtarin.
E për gjendjen e anësorit llapjan, ka folur edhe mjeku kujdestar, Zekë Zeka.
Edhe
Kosova i ka dhënë forcë Veliut që ta harrojë lëndimin
Nga afër, për ta parë gjendjen e lojtarit ishte edhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina, që tha se kryesia e klubit do të vazhdojë t'i qëndrojë afër Veliut, deri në shërimin e plotë.
Veliu sipas mjekëve, në fushat e gjelbra pritet të rikthehet pas tri javësh.