Ylli në rritje i MMA-së, Shalie Lipp, vdiq në moshën 21-vjeçare në një aksident tmerrues.
Lipp ishte pasagjere në një aksident mes dy automjete në Minestoa të dielën. Trajneri i saj, Joseph Trottier, 35-vjeçar, ishte duke vozitur kur ndodhi aksidenti.
Lipp ishte e vetmja që nuk kishte vendosur rripin e sigurisë, ndërsa tre të tjerët dolën nga veturat e tyre të padëmtuar, shkruhet në raportin e aksidentit. Aksidenti është ende nën hetim. Ajo më 20 maj është dashur të përballet ndaj Natalie Gagu. Vetëm një javë më parë ajo kishte promovuar luftën në faqen e saj në Instagram.
Artikuj të ngjashëm