Lojtarja premtuese e golfit, Jessica Bang, ka vdekur në moshën 18-vjeçare pasi pësoi hemorragji në tru, ka shkruar BBC të premten.
Bang ishte nga Australia, ndërsa e fitoi garën e parë profesionale më herët këtë vit. Ajo po përgatitej për një turne në Tajlandë më 1 gusht, kur kolapsoi.
U dërgua me urgjencë në një spital në Bangkok dhe iu nënshtrua një operacioni në tru. Pasi qëndroi në kujdes intensiv për gati dy javë, Bang vdiq të enjten.
Ajo u vlerësua me potencial të madh në sportin e golfit.
Artikuj të ngjashëm