Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vdiq në stërvitje referi i Ligës së Kampionëve

Johan Hamel

Referi francez Johan Hamel ka humbur jetën të mërkurën, pasi ka pësuar një sulm gjatë një stërvitje të martën, raporton “Daily Mail”.

Hamel 42-vjeçar, ka referuar 130 ndeshje të elitës së Francës, ndërsa në Ligën e Kampionëve debutoi si refer i katërt në ndeshjen e Celticut me Real Madridin.

Ai ndeshjen e fundit e referoi më 6 nëntor, në Ligue 1, përballjen mes Lilles dhe Rennesit.

Ndërsa ishte refer i katërt në ndeshjen e PSG-së me Auxerren më 13 nëntor.