Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vdiq në moshën 36-vjeçare kampioni i WWE-së

Tre herë kampioni i World Wrestling Entertainment - WWE (mundje argëtuese), Bray Wyatt, ka vdekur në moshën 36-vjeçare.

Mundësi kishte probleme me shëndetin që nga shkurti, por vdekja e tij ka shokuar adhuruesit.

Lajmi u bë i ditur nga shefi i WWE-së, Triple H, që ka shkruar në rrjete sociale se Wyatt, emri i vërtetë i të cilit ishte Windham Rotunda, ka vdekur papritmas.

Dwayne Johnson, i njohur si “The Rock”, ishte ndër yjet që kujtuan Wyattin.

Wyatt vjen nga një familje e mundësve. Gjyshi i tij, Blackjack Mulligan, babai Mike Rotunda dhe vëllai Bo Dallas ishin pjesë e WWE-së po ashtu.

Edhe Vdiq boksieri që ra në koma në vitin 2015 pasi mori lëndime në meç Luftarake Vdiq boksieri që ra në koma në vitin 2015 pasi mori lëndime në meç

Wyatt debutoi në WWE më 2009.

Ai raportohet se vdiq pas një sulmi në zemër.