Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vdiq në moshën 32-vjeçare ish-kampionia olimpike dhe medalistja olimpike

Sprinterja amerikane Tori Bowie, medaliste e trefishtë olimpike dhe ish-kampione e botës në 100 metra sprint në atletikë, ka vdekur në moshën 32-vjeçare, shkruan BBC.

Bowie kishte fituar të artën në 4x100 metra në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, si dhe të argjendtën në 100 metra dhe të bronztën në 200 metra.

Në vitin pasues ajo fitoi të artën në 100 metra sprint në Botërorin në Londër, si dhe të artën në stafetë 4x100 metra.

Federata e Atletikës e SHBA-së ka thënë se ndikimi i Bowiet në sport ka qenë i jashtëzakonshëm dhe se mungesa e saj do të ndihet.

Bowie kishte garuar në kërcim së gjati fillimisht, ndërsa më pas ishte kthyer në sprint ku shkëlqeu.

Nuk është bërë i ditur shkaku i vdekjes së Bowiet.