Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vdiq legjenda e Formula 1, Niki Lauda

Tre herë kampioni i Formula 1, Niki Lauda, ka vdekur në moshën 70-vjeçare.

Legjenda austriake, kishte fituar titujt për Ferrarin më 1975 dhe 1977 dhe McLarenin më 1984.

Ai do të mbahet mend për shumë admirues të garave motorike për rikuperimin e shpejtë dhe kthimin në gara pasi vetura e tij u dogj në garën e vitit 1976 në Gjermani. Ai kishte pësuar djegie të shkallës së tretë në kokë dhe fytyrë pas një aksidenti në Nurburgring.

Pas karrierës si garues, Lauda shërbeu si shef joekzekutiv i ekipit të Mercedesit në Formula 1.

Familja e tij ka njoftuar se Lauda vdiq të hënën.