Ish-luftëtari i UFC-së, Felipe Colares, ka humbur jetën të hënën në moshën 29-vjeçare, pasi është goditur nga autobusi në Brazil, raporton “Globo Esporte”.
Colares u godit nga autobusi në rrugët e Guaratibas, një lagje e madhe në Rio de Janeiro.
Raportohet se ai vetëm sa kishte përfunduar seancën stërvitore dhe po kthehej në shtëpi kur ndodhi aksidenti.
Colares në UFC i zhvilloi gjashtë luftëra nga viti 2019 deri në vitin 2022, ndërsa i fitoi dy e i humbi katër.
Së fundi në MMA luftoi në shkurt të këtij viti kur në Paris e mposhti Alioune Nahayen.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdes senatori kolumbian që ishte qëlluar në kokë dy muaj më parë
-
Lojtari i Ekuadorit vdiq në moshën 22-vjeçare, një muaj pas aksidentit
-
Vritet futbollisti i Afrikës së Jugut, Luke Fleurs
-
Luftëtari brazilian diskualifikohet pasi e kafshon kundërshtarin
-
Ish-reprezentuesi i Bolivisë vritet derisa ishte duke luajtur në miqësore