Ish-garuesi i Moto GP, Nicky Hayden, ka vdekur pak ditë pasi u përfshi në një aksident trafiku.
Garuesi i njohur të mërkurën ishte dërguar në spital në Cesena, Itali, por nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve.
Ai vdiq në moshën 35 vjeçare.
Hayden ishte fitues i kampionatit të Moto GP-së në vitin 2006.