Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pas aksidentit të rëndë vdes ngasësi i ri i motorsportit

Ngasësi holandez, Dilano van't Hoff, ka vdekur si pasojë e një përplasjeje të rëndë në një garë të Kampionatit Evropian Rajonal të Formulës.

Holandezi 18-vjeçar ishte i përfshirë në aksidentin e rëndë gjatë xhiros së fundit të garës së kësaj fundjave në Raidillon.

Gara u ndërpre të shtunën dhe nuk rifilloi.

Në të njëjtën pistë, jetën më parë e kishte humbur edhe Anthoine Hubert.

Hubert kishte vdekur gjatë një gare në Formula 2, në vitin 2019.

Ngushëllime familjarëve të tij u kanë shprehur thuajse të gjithë të përfshirët në këtë sport, prej tyre edhe kreu i Formula 1, Stefano Domenicali.

Edhe Antonelli vazhdon dominimin në Formula 1 Sporte të tjera Antonelli vazhdon dominimin në Formula 1

“Jemi të mërzitur me lajmin e vdekjes së Dilano van‘t Hoff në ‘Spa-Francorchamps’. Dilano vdiq duke e ndjekur ëndrrën e tij në motorsporte”, tha ai ndër të tjera.

18-vjeçari ishte kampion i F4 në kampionatin spanjoll, në vitin 2021.