Ka vdekur ish-futbollisti i klubit Kika, Nijazi Sërmaxhaj.
Në një letër ngushëllimi, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka thënë se Sërmaxhaj ka dhënë kontribut të madh në zhvillimin e futbollit të Kosovës, në një kohë të vështirë.
“Me pikëllim e morëm lajmin për vdekjen e Nijazi Sërmaxhajt, ish-futbollist i KF “Kika” ndaj ju lutem që në emrin tim, KE, klubeve dhe adhuruesve të futbollit, më lejoni të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella. Nijaziu ka dhënë një kontribut të madh në zhvillimin e futbollit të Kosovës, në një kohë të vështirë, por me një këmbëngulje e përkushtim të madh. Të gjithë e kujtojmë si një futbollist të mirë, shok të jashtëzakonshëm dhe të respektueshëm nga të gjithë, dhe si tillë do të kujtohet gjithmonë. Në këto momente të vështira të gjithë jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen dhe humbjen e njeriut më të dashur për ju”, thuhet në letrën e Ademit.