Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vdes notari Klavio Meca

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) ka njoftuar se ka vdekur notari shqiptar Klavio Meca në moshën 24-vjeçare.

KOKSH-i njofton se sportisti kishte arritje të mëdha në not, sidomos në garën në Budapest ku kishte vendosur rekord kombëtar në 400 m stil i lirë, në kohën e përgjithshme 4’04’03.

“Ishte një djalë i shkëlqyer me sjellje shembullore dhe disiplinë sportive. KOKSH-i i shpreh ngushëllime familjes dhe komunitetit sportiv. U prehsh në paqe kampion! Do të na mungosh”, thuhet në njoftimin e Komitetit.