Notari Martin Muja ka përfunduar i 88-ti prej 105 garuesve pjesëmarrës në disiplinën 100 metra krol në Botërorin që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Muja e përfundoi garën për 56 sekonda e 57 të qindtat.
17-vjeçari mbeti prapa fituesit të medaljes së artë, rumunit David Popovici, për gati nëntë sekonda.