Ragbisti nga Zelanda e Re, Sean Wainui, ka vdekur në aksident trafiku, raporton BBC.
Policia ka thënë se 25-vjeçari, ish-reprezentues i U-20 të Zelandës, ka vdekur një një vetaksident, kur është përplasur me veturë për një dru në Tauranga.
Wainui luajti dhjetë herë për të rinjtë e Zelandës së Re dhe ka 44 paraqitje në Super Rugby për Waikato Chiefs.