Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare ish-drejtuesi i skuadrës së Ferrarit në Formula 1, italiani Sergio Marchionne.
Njëri ndër njerëzit më me ndikim në historinë e “kokëkuqes” ka vdekur ditën e mërkurë, shkaku i komplikimeve shëndetësore pas operacionit të fundit që e kishte kryer, transmeton KTV.
Marchionnes i ishte vështirësuar gjendja pas operacionit në shpatullën e djathtë, në spitalin e Zurichut në Zvicër.
Marchionne njihej si njeriu që shpëtoi kompanitë FIAT dhe Chrysler nga bankrotimi, duke i bashkuar në një kompani të vetme.