Drejtori i Fiorentinas, Joe Barone ka vdekur të martën në moshën 57-vjeçare, ka njoftuar klubi i Serie A në rrjetet sociale.
Siç shkruan në njoftim, drejtori i përgjithshëm ka vdekur në spitalin “San Raffaele” në Milano.
Ai u dërgua me urgjencë në spital në gjendje kritike të dielën pasdite, pasi pësoi arrest kardiak disa orë para ndeshjes që Fiorentina e zhvilloi ndaj Atalantasa në Bergamo. Ai iu nënshtrua një operacioni në zemër të dielën.
Si drejtor i përgjithshëm i Fiorentinas ishte emëruar në vitin 2019.
Artikuj të ngjashëm