Ka vdekur sot gazetari sportiv, Mustafë Lecaj.
Këtë e ka bërë të ditur djali i tij, Memli Lecaj përmes një postimi në Facebook.
“Familjarë, miq, shokë, ju njoftoj se sot me 29.09.2019 ndërroi jetë babai ynë Mustafë Lecaj. Ju njoftojmë se varrimi bëhet me datë 29.09.2019 në varrezat e Dragodanit në Prishtinë në orën 15:50 me namazin e Ikindisë”, ka shkruar Memli Lecaj.
E telegram ngushëllimi ka dërguar Shoqata e Gazetarëve Sportiv.
“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ikjen në amshim të gazetarit shumëvjeçar të sportit Mustafë Lecaj. Puna, përkushtimi dhe dashuria ndaj zejes së gazetarisë e veçuan kolegun e ndjerë Lecaj, i cili la gjurmë të mëdha në gazetarinë sportive. Komuniteti i gazetarëve sportiv sot është në zi për humbjen e një vlere të madhe të gazetarisë sportive”, thuhet në komunikatën e SHGSK-së.
Edhe
Vdiq nga COVID-19 gazetari Kajtaz Gecaj
Kryetari i SHGSK-së Edmond Thaçi, bordi dhe anëtarët e kësaj shoqate ndajnë dhimbjen me familjen Lecaj, miqtë e kolegët e shumtë.
“Vepra dhe kujtimi për të do të jenë të përjetshme. Varrimi i të ndjerit do të bëhet të dielën (sot) në orën 15:50 në varrezat e qytetit në Prishtinë”, thuhet në komunikatë.