Gazetari Kajtaz Gecaj ka humbur betejën me COVID-19 në orët e hershme të së enjtes. Lajmin e ka bërë të ditur i biri i tij Kujtim Gecaj nëpërmjet një postimi në Facebook.
“Familjar, miq e shokë, ju njoftojmë se baba jonë Kajtaz (Islam) Gecaj, ka ndërruar jetë sot në ora 00:00. Pasiqë ka qenë me COVID-19, varrimi do të bëhet nga Instituti Kombëtar në praninë e familjes së ngushtë. Të pame nuk do të ketë për shkak të gjendjes aktuale me pandemi”, ka shkruar Kujtim Gecaj.
Kajtaz Gecaj gjatë viteve 70-ta ishte mësues në fshatin Qires të Skenderajt. Ai ka punuar në gazetën “Dita”, Bota Sot” dhe për disa vite rresht ka qenë gazetar në të përditshmen “Zëri”.