Boksieri japonez Kazuki Anaguchi (23 vjeç) vdiq si pasojë e lëndimeve të marra gjatë një meçi dhjetorin e kaluar. Anaguchi ishte në koma nga operacioni në tru më 26 dhjetor pas luftës së tij me Seiya Tsutsumin.
Gjatë ndeshjes për titullin e peshave bantam kundër Tsutsumit, Anaguchi mori lëndime të rënda gjatë dhjetë raundeve dhe filloi të humbasë ekuilibrin.
Më pas u transferua në një spital në Tokio dhe iu nënshtrua një operacioni urgjent për të trajtuar një hematomë subdurale (ndodhi kur trauma këput një venë në tru), boksieri japonez ishte në koma që nga operacioni, por nuk u zgjua.
HE DIED ??
— D H (@diegomayra) February 2, 2024
Kazuki Anaguchi fought bravely against Seiya Tsutsumi for those who do not remember or witnessed it.
He began to seize immediately after the bell. My condolences. Incredible tragedy https://t.co/9AqjnCChUc pic.twitter.com/ECVZackOyL
Vdekja e tij u njoftua të premten. Ai pësoi hemorragji në tru.
Boksieri japonez la pas një vajzë njëvjeçare dhe në karrierën e tij të shkurtër arriti gjashtë fitore dhe një humbje.
Best Fights of 2023;
— ???? ?. ? (@BoxingJournaIs) January 9, 2024
Seiya Tsutsumi UD10 Kazuki Anaguchi.
12/26/2023. pic.twitter.com/u8AwMIv6rc