Sport

Vdekjet e boksierëve prekin edhe ringjet shqiptare

Rastet me fatalitet në boks kanë prekur edhe ringjet shqiptare.

Të shtunën, boksieri bullgar Isus Velichkov ka humbur jetën pasi kolapsoi në ring gjatë përballjes me boksierin nga Durrësi, Ardit Murja, në mbrëmjen e boksit profesionist të organizuar në Shkodër.

Bullgari 21-vjeçar u rrëzua në raundin e pestë pa ndonjë goditje nga kundërshtari. Mjeku i ringut intervenoi shpejt, por Velichkov humbi jetën në spitalin rajonal të Shkodrës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas mjekëve, siç kanë raportuar mediumet shqiptare, mësohet se bullgari ka humbur jetën si pasojë e një sulmi në zemër.

Bullgari në këtë meç ishte futur me bilanc prej pesë humbjeve në boksin profesionist në po aq meçe, të gjitha të humbura me pikë. Ai kishte përballë Murjan 22-vjeçar në një duel të peshës super-pendël. Murja në këtë përballje u fut me bilanc prej 4 fitoreve e një humbjeje.

(Artikullin e plotë mund ta lexoi sot në “Koha Ditore”)