Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vazquezi refuzon ofertën fillestare të Realit

Lucas Vazquez ka refuzuar një ofertë fillestare të kontratës nga Real Madridi.

Mediumi “Marca” ka raportuar të hënën se Vazquezi ka fituar besimin e trajnerit Zinedine Zidane, por ai nuk ka rënë dakord me ofertën e parë. Ai me Realin ka kontratë deri në qershor të këtij viti dhe gjasat që të mbetet pjesë e klubit mbretëror janë të mëdha.

Por, Vazquezi në takim me drejtuesit e Realit ka kërkuar kushte më të mira. Spanjolli 29-vjeçar këtë edicion në 19 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me tri asistime.

Artikuj të ngjashëm