Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vazot për shortin e Kupës së Botës

Shorti për fazën e grupeve të Kampionatit Botëror “Katari 2022” do të mbahet më 1 prill nga ora 18:00. Kupa e Botës do të nisë më 21 nëntor dhe finalja e madhe do të luhet më 18 dhjetor.

Katari si vend mikpritës do të jetë në vazon e parë dhe në grupin A. Në total do të jenë tetë grupe. Shtetet nga e njëjta vazo nuk mund të përballen mes vete.

FIFA preferon të mos ketë dy skuadra nga të njëjtat zona kualifikuese (Azia, Afrika, CONCACAF, Amerika e Jugut, Oqeani, Evropa). Përjashtim bën Evropa, që ka më së shumti skuadra të kualifikuese. Çdo grup do të ketë të paktën një ekip nga Evropa, por asnjë nuk do të ketë më shumë se dy.

Vazo 1: Katar (vend pritës), Argjentinë, Belgjikë, Brazil, Angli, Francë, Portugali dhe Spanjë.

Vazo 2: Shtetet e Bashkuara, Kroacia, Danimarka, Gjermania, Holanda, Zvicra, Uruguai dhe Meksika.

Vazo 3: Senegali, Japonia, Irani, Serbia, Maroku, Koreja e Jugut, Polonia, Tunizia.

Edhe Nëse kualifikohet, Kosova do të jetë në vazon e katërt për shortin e Botërorit Futboll 8 muaj më parë Nëse kualifikohet, Kosova do të jetë në vazon e katërt për shortin e Botërorit

Vazo 4: Kanada, Kamerun, Ekuador, Arabi Saudite, Gana, Peru/Australi/Emiratet e Bashkuara Arabe, Kosta Rika/Zelanda e Re, Uells/Skoci/Ukrainë.

Për shkak të pushtimit të Ukrainës, Rusia u përjashtua nga kualifikimet nga FIFA.