Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vazhdon shkëlqimi i Ronaldos

Ylli botëror i futbollit, Cristiano Ronaldo ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me një asistim në pjesën e parë të cilën Al-Nassr e mbylli me rezultatin 3:0 kundër Al-Shababit.

Aktualisht po luhet minuta e 55-të e ndeshjes së javës së katërt të elitë së futbollit saudit.

Ronaldo dy golat i shënoi nga penalltia. Të parin në minutën e 13-të, kurse të dytin në minutën e 38-të. Ai asistoi për golin e shënuar në minutën e 40-të nga Sadio Mane. Në tri ndeshje deri më tani, Ronaldo ka shënuar pesë gola dhe dy asistime.

Ndërkohë falë golit të shënuar nga Riyad Mahrez, Al-Ahli e ka mbyllur me epërsi minimale 1:0 pjesën e parë ndaj Al-Taees