Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vazhdon rrugëtimi i jashtëzakonshëm i Atalantas

Skuadra italiane, Atalanta, ka shkruar histori të martën. Në stinorin debutues në Ligën e Kampionëve, Atalanta ka zënë vend në mesin e tetë skuadrave më të mira.

Sulmuesi slloven, Josip Iliçiq ishte i jashtëzakonshëm duke shënuar të gjithë katër golat në fitoren 4:3 ndaj Valencias në “Mestalla”. Atalanta ka avancuar në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 8:4.

Askush nuk i ka dhënë gjasa Atalantas që të shkoj kaq larg.

“Nuk është e zakonshme të shënohen kaq shumë gola. Është vërtetë e veçantë si në kampionatin vendor ashtu edhe në Champions. Ne kemi fituar pesë ndeshje rresht, ndërsa Liga e Kampionëve na ndihmon të përmirësohemi. Jemi shumë të lumtur me suksesin e arritur”, ka thënë trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini.

Iliçiq është shpallur lojtar i ndeshjes. 32-vjeçari ka kaluar Zlatan Ibrahimoviqin si lojtari më i vjetër që ka shënuar katër gola në një ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Edhe Valencia ka arsye për t’u shqetësuar nga sulmi i frikshëm i Atalantas Sport Valencia ka arsye për t’u shqetësuar nga sulmi i frikshëm i Atalantas

Ai është vetëm lojtari i tretë që ka shënuar pesë apo më shumë gola në dy ndeshje të një faze nokaut të Championsit. Këtë e kishin arritur Lionel Messi në edicionin 2011\12 për Barcelonën ndaj Bayer Leverkusenit dhe Cristiano Ronaldo për Real Madridin ndaj Bayern Muenchenit në edicionin 2016\17.

“Atalanta nuk është befasi më. Po bëjmë gjëra madhështore dhe duam të përmirësohemi ende”, ka thënë Iliçiq.