Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vazhdon “fundosja” e Milanit

Pas humbjes prej 3 me 0 në xhiron e kaluar nga Verona, gjiganti italian Milan ka pësuar sërish, këtë herë nga Atalanta.

“Rossonerët” u mposhtën në “San Siro” me rezultat prej 0 me 2 nga Atalanta, raporton Koha.net.

Mesfushori 22 vjeçar, Bryan Cristante realizoi golin e parë në këtë përballje kur po zhvillohej minuta e 32.

Në pjesën e dytë epërsinë për Atalantan e dyfishoi Iliçiq, duke shënuar në minutën e 71 pas asistimit nga Spinazzola.

Milani pas kësaj humbje renditet në vendin e 11 me 24 pikë, përderisa Atalanta në vendin e shtatë ka 27 pikë.