Rocco Vata ka shënuar një gol në fitoren e Irlandës U-17 që mposhti të dielën Maqedoninë e Veriut me rezultatin 2:0. Kjo ndeshje i takoi kualifikimeve për Evropianin e vitit të ardhshëm.
Vata shënoi golin e parë në minutën e 31-të, ndërsa u zëvendësua në minutën e 80-të. Te Irlanda nga minuta e parë luajtën edhe dy futbollistët tjerë shqiptarë, Justin Ferizaj dhe Kevin Zefi. Ky i fundit u zëvendësua në minutën e 89-të, ndërsa Ferizaj luajti deri në fund të ndeshjes. Zefi luan si sulmues krahu, kurse Ferizaj dhe Vata mesfushorë krahu.
Për Vatën ishte goli i dytë i shënuar, ndërsa ka edhe dy asistime. Ferizaj ka një gol e një asistim, kurse Zefi një gol të shënuar në dy ndeshje. Edhe te Maqedonia titullar ishte Zani Nazifi dhe Lein Tairi, kurse në stol ishte Amir Nuhija. Me këtë fitore, Iralnda në dy ndeshje të zhvilluara është liderë me gjashtë pikë.