Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vashat e Vllaznisë eliminohen nga Liga e Kampionëve

Skuadra e Vllaznisë në konkurrencën e femrave, është eliminuar në plej-off të Ligës së Kampionëve.

Edhe në ndeshjen e dytë, Vllaznia ka pësuar humbje nga Juventusi me rezultat 1:0.

Andrea Staskova shënoi golin e vetëm për skuadrën italiane në minutën e 34-t.

Ndërkohë, në duelin e parë të luajtur në “Loro Boriçi” të Shkodrës, ekipi italian kishte fituar 2:0. Me rezultat të përgjithshëm prej 3:0, Juve kalon në fazën e grupeve.

Te Vllaznia titullare kanë qenë tri futbolliste që veshin fanellën e Kosovës, Rrezona Ramadani, Donjeta Halilaj dhe Gresa Berisha.