Vashat e Shqipërisë U17 kanë barazuar 3:3 me Azerbajxhanin, në kuadër të Grupit të gjashtë të Ligës B për kualifikim në Kampionatin Evropian të vitit 2022.
Ky barazim ka bërë që Shqipëria të eliminohet, pasi ka përfunduar në vendin e tretë me një pikë.
Dy futbolliste të Azerbajxhanit u ndëshkuan me karton të kuq, por Shqipëria nuk e shfrytëzoi numrin e dy lojtarëve më shumë në fushë gjatë tërë pjesës së dytë për ta fituar ndeshjen.
Humbja nga Mali i Zi 8:1, ka bërë që vashat shqiptare të kenë gol-dallim më të dobët se sa Azerbajxhani që përfundoi në vendin e dytë.
Golat për Shqipërinë ndaj Azerbajxhanit i shënuan Klaudia Borci (7’), Juarda Alijaj (21’) dhe Jehona Coka (86’).