Basketbollistet e Mabetex Prishtina kanë pësuar edhe në xhiron e dytë të Grupit B në EuroCup.
Pas humbjes nga MBA Moska në xhiron e parë, prishtinaset pësuan në shtëpi duke u mposhtur 63:126 nga Spartaku i Moskës.
Për Prishtinën, kjo është hera e parë që po paraqitet në këtë garë, që është niveli i dytë evropian te femrat pas Euroligës.
Në tabelën e këtij grupi, dy ekipet ruse prijnë me nga katër pikë. Beshiktashi e Prishtina kanë nga dy pikë.
Artikuj të ngjashëm