Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vashat e Kosovës pësojnë nga Gjermania në hendboll

Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e femrave në hendboll ka pësuar humbje nga Gjermania në Kualifikimet për Kampionatin Evropian.

Kosova u mposht 15:34 nga gjermanet në kuadër të xhiros së dytë të Grupit 3 të fazës së dytë kualifikuese.

Deri tash, pas dy ndeshjeve, Kosova ka dy humbje në këtë grup dhe është e fundit në tabelë pa pikë. Nga katër pikë kanë Gjermania e Sllovenia, teksa asnjë pikë s’e ka as Bjellorusia.

Artikuj të ngjashëm