Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vashat e KB Bashkimit fitojnë Kupën e Kosovës, në finale mposhtin Prishtinën

Foto: Koha

KB Bashkimit Femrat kanë triumfuar në Kupën e Kosovës në basketboll, duke qenë superior ndaj KB Prishtinës Femrat.

Vashat e klubit prizrenas shënuan fitore 84-66, transmeton Koha.net.

Image

Paraqitje shumë të mirë për Bashkimin në këtë përballje pati Khadija Brown, e cila shënoi 27 pikë, pati 11 kërcime e 4 asistime.

Ajo u ndihmua nga Saranda Daci, e cila realizoi 22 pikë, 10 kërcime e 1 asistim.

Kurse Prishtina më e mira në parket ishte Enxhi Xhanaj me 16 pikë, 11 kërcime e 4 asistime.

Image