Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vardy e Cahilli braktisin Anglinë

Jamie Vardy dhe Gary Cahill i kanë dhënë fund karrierës me përfaqësuesen pasi kanë informuar menaxherin e Anglisë, Gareth Southgate se dëshirojnë të përqendrohen në nivelin e klubeve.

Që prej emërimit të Southgatet si menaxher i “Tre Luanëve” në nëntorin e vitit 2016, Vardy dhe Cahill janë ftuar rregullisht në përfaqësuese.

Edhe pse asnjëri nuk i ka mbyllur derën që të luajnë përsëri për përfaqësuesen, paraqitjet e tyre të fundit kanë qenë në Botërorin që u mbajt në Rusi gjatë kësaj vere.

“Këtë e kam pasur në mendje për një kohë të gjatë”, ka thënë Vardy për Guardian.

“Nuk po rinohem dhe mund të shihni se trajneri dëshiron lojtarë të rinj dhe këtë e kemi parë në Botëror. I kam thënë Garethit se është koha më e mirë që tani të sjell të rinjtë që kanë aftësi të luajnë në nivel të përfaqësueseve”.

Edhe Si do ta menaxhojë Man. City largimin e mundshëm të Rodrit? Futboll 19 o. më parë Si do ta menaxhojë Man. City largimin e mundshëm të Rodrit?

“Sa i përket të ardhmes time me përfaqësuesen, mendoj se është koha e duhur të tërhiqem”, ka thënë Cahill për Chelsea TV.

“Kam qenë krenar me ato që kam arritur gjatë 60 ndeshjeve. Kam qenë kapiten i vendit tim në disa raste dhe ka qenë nder i madh, ishte diçka krenare për karrierën time”, ka thënë veç të tjerash mbrojtësi anglez.