Qendërmbrojtësi Raphael Varane pritet të jetë pjesë e Real Madridit edhe për disa vjet. E përditshmja spanjolle “Marca” ka raportuar të enjten se Varane tashmë ka nisur negociatat me krerët e Real Madridit për rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2022.
Mësohet se palët janë afër marrëveshjes dhe me kontratën e re, Varane do të jetë pjesë e klubit spanjoll të paktën deri në vitin 2025.
Francezi 27-vjeçar është pjesë e Real Madridit prej vitit 2011 kurse këtë sezon ka regjistruar 33 paraqitje në të gjitha garat dhe ka realizuar dy gola.