Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

VanZant nëpërmjet luftimit e kaloi periudhën më të errët të jetës

“Unë definitivisht nuk jam person që dorëzohem”, thotë Paige VanZant.

Luftëtarja e UFC-së shpjegon se pse në janar refuzoi të tërhiqej pasi theu dorën në raundin e parë. Ajo luftoi me dorë të thyer për dhjetë minuta para se të humbiste me pikë nga Jessica-Rose Clark në St Louis.

Guximi i saj në atë natë dhe në meçet e tjera, ka origjinën në historinë e saj të errët.

VanZant ka folur për vuajtjet me vite nga ngacmimet dhe po ashtu për tmerrin që kishte përjetuar kur ishte përdhunuar në grup si 14-vjeçare në Oregon. Ajo ka fituar zemrat e tifozëve të arteve marciale të përziera jo vetëm me pamjen e saj atraktive, por edhe me stilin e saj të luftimit... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Artikuj të ngjashëm