Ish-futbollisti i Arsenalit dhe Manchester Unitedit, Robin van Persie, është kthyer te klubi i fëmijërisë, Feyenoordi, si trajner.
37-vjeçari Van Persie sezonin e fundit si lojtar e pati me skuadrën holandeze në edicionin 2018/19 dhe tani do të punojë me trajnerin Dick Advocaat për t’i ndihmuar sulmuesit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk është një pozitë zyrtare dhe është e vështirë për mua që t’i jap një titull”, ka thënë holandezi, transmeton Sporti në KTV.
“Është diçka e mirë për mua. Do ta shoh se a më pëlqen kjo gjë dhe ta ndihmoj stafin”, përfundoi ai.
Van Persie, i cili 102 herë është paraqitur me shtetin e tij, ka shënuar 35 gola në 98 ndeshje në kampionatin “Eredivisie”, gjatë dy edicioneve me Feyenoordin.
Qëkur u pensionua si lojtar vitin e kaluar, ai ka punuar në media në Angli.