Përzgjedhësi i Holandës, Louis van Gaal është futur në histori të Kampionateve Botërore. Ai është bërë trajneri i tretë më i vjetër që ka udhëhequr një përfaqësuese në turneun më të madh të futbollit.
Van Gaal, të hënën mbrëma ishte në krye të Holandës, që triumfoi 2:0 kundër Senegalit në kuadër të Grupit B të Botërorit të Katarit. Me 71 vjet e 105 ditë, holandezi është bërë trajneri i tretë më i vjetër.
Para tij, janë Oscar Tabarezi me 71 vjet e 125 ditë dhe gjermani Otto Rehhagel me 71 vjet e 317 ditë.