Mbrojtësi i Holandës, Virgil van Dijk, ka dërguar mesazhe përkrahëse për Pelen para nisjes së konferencës për shtyp të mërkurën. Holanda dhe Argjentina takohen në çerekfinale të Botërorit të premten.
Më pas, mbrojtësi Van Dijk, foli për duelin me argjentinasit dhe ka thënë se nuk shqetësohet për ta. “Jemi të uritur për suksese dhe kemi ëndrra. Kur je në çerekfinale je vetëm tri ndeshje larg triumfit. Jemi në këtë pozitë tani.
Duam të paraqitemi me sukses dhe duam të kënaqemi. Nuk shqetësohemi për sulmet e Argjentinës. Jemi të vetëdijshëm çfarë mund të sjellë Argjentina sepse është ekip fantastik. Ne duhet të jemi të mirë në të gjitha pjesët e fushës”, është shprehur Van Dijk të mërkurën.