Qendërmbrojtësi Virgil Van Dijk është larguar nga kampi i kombëtares holandeze para ndeshjes me Estoninë për shkaqe personale.
Holanda tashmë ka siguruar kualifikimin për në Euro 2020, ndërsa të martën do të luajë me Estoninë në ndeshjen e fundit të Grupit C kualifikues.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKombëtarja holandeze ka bërë të ditur se “përzgjedhësi Ronald Koeman s’mund të mbështetet në shërbimet e Van Dijkut të martën kundër Estonisë”.
“Kapiteni ka hequr dorë nga ndeshja për arsye personale dhe është larguar nga kampi i stërvitjes”, ka njoftuar shkurt federata holandeze.